Përplasen dy trena në Madrid, humbin jetën 10 persona

28 tetor 2026 | 11:25

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave në jug të Madridit, ka bërë të ditur një zyrtar rajonal.

Më shumë se 500 pasagjerë ndodheshin në trenat e përfshirë në aksident, ndërsa numri i viktimave “pothuajse me siguri do të rritet”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë rajonale, raporton “BBC”.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, është shprehur se është “i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor” dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit.

Operatori hekurudhor “Adif” ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një treni të kompanisë “Renfe” dhe një treni tjetër të kompanisë “Iryo”, e cila operon në linjën Madrid–Sevilje.

Një zëdhënës i shërbimeve spanjolle të emergjencës ka deklaruar për agjencinë “AFP” se “të gjitha burimet janë vënë në dispozicion”, duke përfshirë disa ekipe zjarrfikësish, tre helikopterë dhe dy njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka cilësuar si “ditë…