Opozitari izraelit bën thirrje për koalicion me partitë arabe për ta larguar Netanyahun nga pushteti

28 tetor 2026 | 11:44

Kreu i Demokratëve, Yair Golan, u ka bërë thirrje partive të bllokut të udhëhequr nga Gadi Eisenkot, i partisë Yashar, që të bashkëpunojnë me partitë arabe për formimin e qeverisë, duke theksuar se ky bashkim do të siguronte shumicën e ulëseve në parlament.

“Netanyahu ka humbur. Unë di të numëroj deri në 120. 65 është më shumë se 55. Kështu funksionon demokracia izraelite. Pikë”, ka shkruar Golan në rrjetin social “X”.

“Realiteti duhet të na mësojë një mësim të fuqishëm: Ne nuk kemi të ardhme këtu nëse nuk ndalojmë së pasuri frikë dhe nëse nuk i japim fund racizmit. Nuk duhet ta pranojmë më ndarjen raciste të Netanyahut mes votave hebraike dhe votave arabe”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka…