Kurti shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik në Spanjë, ku humbën jetën 64 persona
28 tetor 2026
| 15:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka shprehur pikëllimin për tragjedinë, duke ia përcjellë ngushëllimet kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, familjeve të viktimave dhe popullit të Spanjës.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili u ka marrë jetën dhjetëra personave”, ka shkruar Kurti.



