Haradinaj në 24-vjetorin e AKB-së: Prodhuesit vendorë po përballen me konkurrencë të pabarabartë

28 tetor 2026 | 18:19

Ish kryeministri Ramush Haradinaj, në kuadër të 24-vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka shprehur mirënjohje për kryetarin Agim Shahini dhe bashkëpunëtorët e tij për angazhimin në promovimin e ekonomisë kosovare.

Ai ka theksuar se rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës po i vendos prodhuesit vendorë në pozitë të pabarabartë me konkurrentët nga vendet e tjera.

Haradinaj ka deklaruar se Aleanca qëndron në krah të sipërmarrësve dhe se sektori privat duhet të trajtohet si motor kryesor i zhvillimit ekonomik, përmes politikave fiskale që mundësojnë rritjen e kapaciteteve të bizneseve.

Postimi i tij:

Inflacioni i shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës, prodhuesit vendorë i ka sjellur në pozitë të pa barabartë në treg me prodhuesit konkurrentë nga vendet e tjera.

Sot, në 24-vjetorin e themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, i shpreha mirënjohje kryetarit Agim Shahini dhe kolegëve të tij për promovimin e ekonomisë kosovare dhe përkushtimin në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes sektorit publik dhe atij privat.

Aleanca si parti e djathtë qëndron krah sipërmarrësve, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës, rritjen e buxhetit të shtetit, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Aleanca do ta trajtojë sektorin privat si motorin kryesor të zhvillimit të vendit, përmes politikave fiskale të cilat ju mundësojnë rritjen e kapaciteteve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kandidati presidencial brazilian, Flávio Bolsonaro, ka mbërritur në Miami së…