Çitaku pas mbledhjes për hartimin e strategjisë shtetërore për mbështetjen e çlirimtarëve në Hagë: UÇK na bashkon

28 tetor 2026 | 20:57

Vlora Çitaku ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së parë të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ajo bëri të ditur se në takim morën pjesë përfaqësues të partive parlamentare, të cilët diskutuan drejtimet kryesore të strategjisë dhe planin e punës.

Çitaku theksoi se synimi është që shteti i Kosovës të ofrojë mbështetje të plotë për ish-pjesëtarët e UÇK-së në proceset e apelit, duke nënvizuar se mbrojtja e të drejtave të tyre tejkalon dallimet partiake.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njofton…