Kurti njofton për takimin me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi
28 tetor 2026
| 21:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se, në margjinat e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, së bashku me ministrin Lulëzon Jagxhiu, ka takuar ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Kurti ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në reformën e administratës publike, transformimin digjital dhe shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian.



