Zeka e quan normal komunikimin e Molliqajt me Sherifin dhe Lekajn

24 dhjetor 2018 | 11:00

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, e ka vlerësuar si normale komunikimin e deputetit të PDS-së, Dardan Molliqaj me shefin e grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi dhe ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj për çështjen e Projektligjit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019.

“Rreth mesazheve të Dardan Molliqajt. Kanë dalë ato mesazhe që deputeti i PSD po komunikonte në mënyrën me normale me kolegë të tjerë. Po flisnin për kompromise, për marrëveshje, për idenë e zhbllokimit te Kuvendit, edhe me ecë proceset përpara. Në këto mesazhe nuk kishte kërkesa as për pare, as për dallavere. Nuk po i kuptoj disa injorant ballkanik se me çfarë sebepi po i quajnë “mesazhe kompremituese”?!!! Ku na qenka kjo marre, apo duan që çdo gjë të bllokohet edhe gjendja të vazhdojë llugë. Thaçin nuk mundet me ndale opozita me hipokrizi e dallavere. Grupi negociator duhet me qene i bashkuar rreth Brukselit dhe Uashingtonit…!!!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, merr…