Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në ndeshjet e nëntorit

29 tetor 2026 | 11:10

Mesfushori Dion Kaçuri nuk pritet të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

22-vjeçari ka pësuar lëndim në tendinin e Akilit dhe, për këtë arsye, do të mungojë në ndeshjet që Kosova do t’i luajë kundër Izraelit dhe Irlandës.

Për shkak të këtij lëndimi, Kaçuri pritet të jetë jashtë fushave për të paktën një muaj, duke mos qenë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda, i cili javën e ardhshme do ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar.

Kaçuri ishte pjesë e grumbullimit të kaluar të Kosovës, ndërsa me “Dardanët” debutoi në barazimin pa gola kundër Izraelit, ndeshje në të cilën ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 58-të.

Aktualisht, mesfushori është i huazuar nga Baseli te Austria Lustenau, për të cilën ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në 10 paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e…