Chelsea synon Trent Alexander-Arnoldin, Xabi Alonso e sheh si përforcim ideal

29 tetor 2026 | 11:27

Chelsea ka shfaqur interesim të madh për transferimin e Trent Alexander-Arnoldit nga Real Madridi, me mbrojtësin anglez që mund të bëhet një objektiv i rëndësishëm në planet e klubit londinez.

Sipas gazetarit Si Phillips, Chelsea po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të reprezentuesit anglez, ndërsa trajneri Xabi Alonso e konsideron atë një përforcim ideal për skuadrën.

Në kuadër të këtij plani, Malo Gusto mund të jetë njëri prej lojtarëve që do të largohej nga Chelsea, pasi klubi londinez është i gatshëm ta shqyrtojë shitjen e mbrojtësit francez.

Megjithatë, pavarësisht interesimit të Chelseat, e ardhmja e Alexander-Arnoldit mbetet e paqartë. Mbrojtësi anglez ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Chelsea po shfaqet si një pretendente serioze për shërbimet e tij, por gjithçka do të varet nga vendimi i futbollistit dhe gatishmëria e Real Madridit për ta lejuar largimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka momente kur dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e…