Superliga e Kosovës, përballje interesante në xhiron e 12-të

29 tetor 2026 | 12:14

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë javë me ndeshjet e xhiros së 12-të.

Sikurse në xhirot e mëparshme, edhe ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen përgjatë tri ditëve, të premten, të shtunën dhe të dielën, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Një ndeshje do të zhvillohet të premten, dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën, kur edhe do të përmbyllet kjo xhiro.

Xhiroja do të hapet të premten me duelin Ballkani – Drenica, i cili do të zhvillohet në Suharekë, duke filluar nga ora 13:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy përballjet e radhës: Llapi – Prishtina dhe Drita – Vushtrria. Ndeshja në Podujevë do të nisë në orën 13:00, ndërsa dueli në Gjilan do të fillojë në orën 18:00.

Të dielën, ndeshja e parë do të jetë ajo ndërmjet Malishevës dhe Feronikelit ’74, e cila nis në orën 13:00.

Xhiroja e 12-të do të mbyllet me përballjen Dukagjini – Gjilani, që do të zhvillohet në Klinë dhe do të nisë në orën 17:00.

May be a graphic of map, floor plan, blueprint and text

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe…