Mes tymit dhe kaosit të opozitës, mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë – përjashtohen katër deputetë

29 tetor 2026 | 12:25

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar sot me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Opozita e ka bllokuar menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e ka marrë lideri i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha është shprehur se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të përdorur gjatë protestës. Pas këtyre deklaratave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ia ka ndërprerë fjalën për pjesën e mbetur të ditës.

Gjatë tensioneve, Peleshi e ka ndërprerë seancën dy herë.

Ngjarja ka ndodhur pas votimit dhe miratimit të projektligjit për Bankën e Shqipërisë, në një seancë të shoqëruar me përplasje dhe protesta nga opozita.

Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar gjatë punimeve parlamentare.

Sipas raportimeve të “Top Channel”, katër deputetë janë përjashtuar nga seanca.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dhoma e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në…