Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për Byronë
29 tetor 2026
| 14:04
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në votimin për miratimin e projektligjit, 66 deputetë kanë votuar pro.
Projektligji synon krijimin e mekanizmave për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe përcaktimin e procedurave për konfiskimin e saj, në përputhje me dispozitat ligjore.



