Përbërja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt: VV-ja propozon Adelinë Tërshanin dhe Osman Musliun

29 tetor 2026 | 18:11

Me 90 vota për, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, ku pjesë e tij janë edhe deputetët e LVV-së, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani.

Komisioni do t’i ketë 11 anëtarë dhe mandat maksimal prej gjashtë muajsh.

Komisioni do të kryesohet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është caktuar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetar do të jetë Burim Ramadani nga Aleanca, ndërsa zëvendëskryetar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga VV-ja, pjesë e komisionit do të jenë edhe Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani.

PDK-ja do të përfaqësohet nga Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani, ndërsa LDK-ja nga Doarsa Kica-Xhelili.

Pjesë e komisionit do të jenë edhe Jovana Radosavljević dhe Emilija Rexhepi, si përfaqësuese të komuniteteve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zyra e Kryeministrit sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria…