Shiroka Pula në ceremoninë e 103-vjetorit të Turqisë: Turqia, partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm i Kosovës

29 tetor 2026 | 21:59

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Republikës së Turqisë.

Ajo ka uruar popullin turk dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke e cilësuar Turqinë partner strategjik dhe aleat të rëndësishëm të Kosovës.

Presidentja theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes turke për Kosovën, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy shteteve do të thellohet edhe më tej.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në…