Sot protestë në kohën kur Gërvalla dhe Sveçla do të mbajnë konferencë për medie

30 tetor 2026 | 08:03

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media, pas dorëzimit të raporteve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Konferenca është caktuar për orën 09:00, në Zyrën e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, kryeministri Albin Kurti tashmë ka pranuar raportet e detajuara nga dy ministritë.

Protestat në Prishtinë janë organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2026 në Pejë, ku qytetarët dhe aktivistët po kërkojnë llogaridhënie dhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Aktivistja Liridon Sijarina ka paralajmëruar se protesta e nesërme do të zhvendoset për në orën 09:00, në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Në përfundim të protestës së sotme, Sijarina ka thënë se s’do të zmbrapsen pa i marrë përgjigjet dhe u adresuar kërkesat e tyre. Madje, ajo ka kërkuar që Gërvalla e Sveçla ta mbajnë konferencën jashtë objektit të Qeverisë.

“A po e vendosim që me ja lypë Qeverisë që konferencën me mbajt jashtë ose na hyjmë brenda. Nesër para 9-ve takohemi qitu, s’kemi me u dorëzu, s’kemi me u zmbraps pa i marrë përgjigjet definitive dhe pa i pa kërkesat tona të adresuara…”, ka thënë ajo para protestuesve.

Qe dy ditë janë mbajtur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati.

Protestuesit po kërkojnë shkarkimet, dorëheqje e ndjekje penale. Në mesin e atyre që po iu kërkohet dorëheqja janë Gërvalla e Sveçla.

Deri tash, kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj, prokurorja e rastit të Zekajt, Arlinda Nallbani-Gacaferri dhe 11 policë janë suspenduar nga detyra.

Zekaj u vra të dielën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Televizioni publik i Serbisë, RTS, e ka nisur edicionin qendror…