Gërvalla aludon se në rastin e Arlinda Zekajt “mund të ketë pasur ndikim politik e kriminal”
Ajo, nuk la vend për përgjegjësi për veten e saj, duke hedhur fajin tek Prokuroria, Gjykata e Qendra për Punë Sociale.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka aluduar se në rastin e trajtimit nga ana e institucioneve të rastit të Arlinda Zekajt, mund të ketë pasur “ndikime nga jashtë”. Ajo, aludon se mund të ketë pasur edhe ndikime politike.
“Nga dokumentacioni që kemi shqyrtuar se vrasja e Arlinda Zekajt, me shumë gjasë, mund të ishte parandaluar. Duhet shqyrtohet edhe një pyetje tjetër. A mund të shpjegohen të gjitha këto mos-veprime vetëm me neglizhencë, apo ka pasur edhe ndikime të jashtme. Përfshirë ndikime të mundshme politike apo nga qarqe kriminale”, tha Gërvalla.
Ajo, nuk la vend për përgjegjësi për veten e saj, duke hedhur fajin tek Prokuroria, Gjykata e Qendra për Punë Sociale.
Gërvalla tha se do të ndërmerret një shqyrtim i procedurave ekzistuese për rastet e dhunës në familje.
Gjatë kohës që po mbahet konferencë, jashtë objektit të Qeverisë po mbahet protestë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Gërvalles.



