Kadaj-Bujupi: Suspendimi nuk është drejtësi, përgjegjësit duhet të përfundojnë në burg!

30 tetor 2026 | 11:48

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi penale për personat që, sipas saj, kanë kontribuar në këtë tragjedi përmes neglizhencës.

Në një postim në “Facebook”, Kadaj-Bujupi ka theksuar se suspendimi i zyrtarëve nuk përbën drejtësi dhe as garanci për parandalimin e tragjedive të ngjashme në të ardhmen.

Ajo ka kërkuar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi dhe që rasti të mos përfundojë vetëm me masa administrative.

“Arlinda nuk duhej të vdiste! Neglizhenca e tyre ia mori jetën. Suspendimi nuk është drejtësi dhe as garanci për të parandaluar tragjedi të tjera. Kërkohet llogaridhënie dhe përgjegjësi penale, jo masa sa për sy e faqe“, ka shkruar ajo.

Postimin e saj, ish-deputetja e ka përmbyllur me thirrjen për drejtësi për Arlindën dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

“DREJTËSI PËR ARLINDËN! BURG PËR PËRGJEGJËSIT”, ka theksuar Kadaj-Bujupi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, shpalli të enjten listën e…