Mbappe rrezikon të humbasë miliona euro nga sponsorët pas polemikave në Kinë
30 tetor 2026
| 14:49
Kylian Mbappe mund të pësojë humbje të mëdha financiare nga marrëveshjet e sponsorizimit, pasi polemikat rreth tij në Kinë po vazhdojnë të thellohen.
Sipas raportimeve të mediumit spanjoll “Onda Cero”, tri kompani kineze kanë ndërprerë marrëveshjet e sponsorizimit me sulmuesin e Real Madridit.
Ndërkohë, disa marka ndërkombëtare kanë larguar imazhin e Mbappes nga fushatat e tyre reklamuese dhe platformat e rrjeteve sociale në Kinë.
Situata ka ngritur shqetësime edhe brenda Real Madridit, ku ekziston frika se dëmi i shkaktuar në reputacionin e futbollistit në tregun kinez mund të jetë i pakthyeshëm.
Këto zhvillime mund të ndikojnë ndjeshëm në të ardhurat e Mbappes nga sponsorizimet, duke i shkaktuar pasoja financiare përtej fushës së futbollit.



