Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që nuk shkon, ne jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë

30 tetor 2026 | 16:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, pasi, sipas tij, kështu zhvillohet një shtet demokratik.

Gjatë deklarimit për medie, Rama ka theksuar se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me prokurorinë, si për këtë çështje, ashtu edhe për çështje të tjera. Ai ka bërë edhe një krahasim me kryeministrin, duke thënë se disa zyrtarë, përfshirë atë, nuk paraqiten në prokurori.

“Po, edhe unë u thashë që unë kam kërkuar faktikisht vazhdimisht bashkëpunim me prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Jemi totalisht transparentë, për këtë arsye edhe kam ardhur me diskutuar, me biseduar, përkundër faktit që disa, si kryeministri, mos të përmend emra, që nuk shkojnë, do të thonë ne jemi të gatshëm gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është me e ditë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Avokati Artan Qerkini ka bërë me dije se kryetari i…