Francë, përçarjet politike rrisin mundësinë e balotazhit Le Pen – Melenchon
30 tetor 2026
| 16:58
Përplasjet mes forcave politike të qendrës në Francë po shtojnë mundësinë që zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 të përfundojnë me një balotazh mes Marine Le Pen dhe Jean-Luc Melenchon.
Rivaliteti mes kandidatëve të moderuar, në vend të krijimit të një fronti të përbashkët politik, po dobëson mundësitë e tyre për të kaluar në raundin e dytë.
Sondazhet e fundit tregojnë se Le Pen dhe Melenchon po forcojnë pozitat e tyre në garën presidenciale, ndërsa kandidatët e qendrës po përballen me vështirësi për të siguruar mbështetjen e votuesve.
Zhvillimet vijnë në prag të përfundimit të mandatit të presidentit Emmanuel Macron, në një klimë të karakterizuar nga polarizimi politik dhe dobësimi i kampit të qendrës.



