ASK publikon të dhënat: Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë shënojnë rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026

31 tetor 2026 | 20:48

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2026.

Sipas njoftimit të ASK-së, ka pasur rritje të lehtë të çmimeve të prodhimeve bujqësore në TM3 2026, krahasuar me TM3 2025.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në tregje, ferma dhe vende të tjera ku mund të grumbullohen çmimet e prodhimeve bujqësore.

Në TM3 2026, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është rritur për 0,8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale është rritur për 3,1%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore është rritur për 1,4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Prodhimet që krijojnë bazën për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori kafshësh: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për qumështin, vezët dhe mjaltin.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse janë kilogrami (kg), litri dhe copa, njofton ASK-ja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Java në Ligën e Parë të Kosovës në futboll është…