POPULL SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT – ZËRI I GJAKUT, AMANETI I TË PARËVE DHE GJYKIMI I HISTORISË, ËSHTË VOTA SHQIPTARE PËR KANDIDATIN SHQIPTAR NË BERVENICË – ARKIN JAHIU

31 tetor 2026 | 21:13


Ismet Sylejmani

Njeriu në momentin kur voton, flet me historinë! Është çasti vendimtar kur nuk peshohet vetëm një votë, por peshohet ndërgjegjja e një populli, Atsheu dhe Kombi të tërë!

Prandaj i jap vetit të drejtë të thërras fuqishëm popull shqiptar, trashëgimtar i një historie të lashtë, i një gjuhe që u mbijetoi shekujve dhe i një flamuri që u bë simbol i qëndresës, luftërave heroike për liri e barazi!
Mos harro se rruga deri te të drejtat që gëzon sot nuk ka qenë e shtruar me lule!

Ajo ka kaluar përmes sakrificave, përndjekjeve, burgjeve, qëndresës dhe përpjekjeve të panumërta për dinjitet e barazi dhe krejt në fund përmes Pushkës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Të parët tanë nuk na lanë trashëgim vetëm tokën, flamurin dhe gjuhën shqipe!
Ata na e lanë edhe përgjegjësinë për t’i ruajtur e për t’i mbrojtur ato!

Në historinë e popujve të lashtë sikur populli ynë që është, vijnë disa momente të cilat ngjajnë me gjykimet biblike, kur përballë ndërgjegjes njerëzore vendosen e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja!

Dhe atëherë në ato momente e çaste lind pyetja e madhe:
Çfarë bëmë ne me trashëgiminë e të parëve tanë?

A e mbrojtëm gjuhën tonë?

A i forcuam institucionet tona shtërore?

A e ruajtëm interesin dhe dinjitetin kombëtar?

A u siguruam fëmijëve tanë një të ardhme të lumtur, të barabartë nacionale e më të drejtë, se sa e jona që e kishim?

Varret e të parëve tanë janë dëshmi e ekzistencës tonë në këto troje!

Sot, kur diskutohet për kandidaturën e Arkin Jahiut për Kryetar Komune, rëndësia e përfaqësimit shqiptar, mbrojtja e gjuhës, arsimi, kultura, zhvillimi dhe të drejtat tjera kombëtare, shtetërore e qytetare, meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes në Maqedoninë e Veriut!

Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, mos e harroni gjuhën e nënës!
Mos e harroni flamurin e të parëve!
Mos e harroni historinë e luftës për liri e barazi dhe gjakun e derdhur për liri, të heronjëve e dëshmorëve të kombit, mos e harroni UÇK-në, që ju bëri këta që jeni!

Por as mos lejoni që përkatësia etnike e një kandidati ose e një votuesi të shndërrohet në masë të tradhtisë apo të besnikërisë ndaj kombit.

Shqiptaria është trashëgimi e madhe. Ajo kërkon dinjitet, vetëdije, solidaritet, përgjegjësi dhe respekt për lirinë e ndërgjegjes dhe krejt në fund kërkon votë demokratike!

VOTA PËR ARKIN JAHIUN NË BERVENICËN E MAQEDONISË SË VERIUT, ËSHTË VOTË PËR TË ARDHMEN SHQIPTARE TË BARABARTË E ME DINJITET KOMBËTAR!

Kur votohet kandidati që e përkrahë dhe e mbështetë Udhëheqësi i madh kombëtar, popullor e atdhetar Ali Ahmeti, aty e ardhmja demokratike eurotlantike e popullit shiptar është e sigurtë!

Prishtinë, 31 Tetor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me…