Protestat në Tiranë: Prangosen gjashtë persona, dy të tjerë në kërkim

01 nëntor 2026 | 10:57

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshimet se kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit, gjatë protestave në Tiranë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë, derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. u janë gjetur dhe sekuestruar bomba molotovi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.”, thuhet në njoftim.

Ata dyshohen për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Liverpooli në formë do të presë sot në fortesën e…