Kosova merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Verore për të Rinj në Dakar
01 nëntor 2026
| 11:14
Kanë filluar zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore për të Rinj, të cilat po mbahen në Dakar të Senegalit.
Në ceremoninë e hapjes, gjatë parakalimit të delegacioneve pjesëmarrëse, flamurin e Republikës së Kosovës e mbajti sportistja Arba Hasanaj.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare sportive shënon një tjetër prezantim të vendit në arenën olimpike, ndërsa Arba Hasanaj pati nderin të bartë flamurin shtetëror në ceremoninë zyrtare të hapjes.



