Selimi: Para 7 vjetësh Kosova e SHBA nënshkruan për zhvillimin e një pakti për gazjellësin, projekti u anulua më pas

01 nëntor 2026 | 16:36

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka kujtuar marrëveshjen e nënshkruar nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës para shtatë vjetësh.

Selimi kujtoi se marrëveshja ishte për zhvillimin e një pakti që folusohej në gazjellësin, ndërsa shtoi se më pas projekti u anulua nga qeveria pasuese.

“Saktësisht para 7 vjetësh, Kosova dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e një pakti që fokusohej në gazsjellësin, duke siguruar 200 milionë dollarë në grante 100 për qind për infrastrukturën, si dhe financim fillestar për termocentralin me gaz. Projekti u anulua nga qeveria pasuese e Kosovës”, shkroi Selimi në një postim në X.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më herët u raportua për arrestimin e një 65-vjeçari, i…