Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri

02 nëntor 2026 | 12:27

Me rastin e 37-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot në Prishtinë janë organizuar aktivitete përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Ish-kryetari i Aleancës, ish kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i tyre në Velani.

Ai ka thënë se heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës.

“Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Marcus Rashford mund të largohet sërish nga Manchester Unitedi gjatë…