Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë
02 nëntor 2026
| 13:04
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit, duke u bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë organet e rendit.
Policia ka kërkuar që çdo informacion të raportohet në numrat e mëposhtëm:
192
0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Qytetarët mund të paraqiten gjithashtu në stacionin më të afërt policor për të dhënë informacione.



