AUV-ja ndalon hyrjen e 1 068 kilogramëve patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

02 nëntor 2026 | 14:59

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1 068 kilogramëve patatina të importuara nga një kompani, pas konstatimit se niveli i akrilamidit në to ishte mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik.

Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, më 23 tetor, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës, raporton “KosovaPress”.

“Akrilamidi është substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes”, është thënë ndër të tjera në njoftimin e AUV-së.

Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit përmes ushqimit përbën shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të tij kancerogjen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë një inspektimi në një shtëpi…