Osmani takohet me ambasadorin e Francës, në fokus zhvillimet politike

02 nëntor 2026 | 15:44

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike, të ardhmen e Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani e ka cilësuar Francën partnere strategjike dhe aleate të rëndësishme të Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

“Franca është një partner strategjik dhe një aleate e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Luis Enrique ka vendosur një rekord të ri te Paris…