Liverpooli shenjëstron dy mbrojtës

02 nëntor 2026 | 15:48

Liverpooli po planifikon përforcimin e qendrës së mbrojtjes dhe ka vënë në shënjestër dy futbollistë: Murillon e Nottingham Forestit dhe Nico Schlotterbeckun e Borussia Dortmundit.

Drejtuesit e klubit anglez synojnë të sigurojnë një mbrojtës të nivelit të lartë, duke menduar edhe për pasardhësin e Virgil van Dijkut.

Schlotterbecku, 26-vjeçar, ka spikatur me paraqitjet e tij te Dortmundi, ndërsa Murillo, 24-vjeçar, është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Nottingham Forestit.

Sipas raportimeve në mediat britanike, të dy mbrojtësit janë në planet e Liverpoolit, i cili mund të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e njërit prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin…