Shtyhet për nesër seanca në Apelin e GjKKO-së për ish-drejtoreshën e ShISh-it, Vlora Hyseni

02 nëntor 2026 | 15:58

Seanca në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Vlora Hyseni, është shtyrë për nesër në orën 13:00. Hyseni ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët ndaj saj.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes, të cilët, së bashku me kolegë nga SPAK-u dhe GJKKO-ja, ndodhen në një fatkeqësi familjare të prokurorit Sotir Kllapi.

Masën e sigurisë e kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit, si dhe Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, i cili po hetohet për zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete.

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ e ka ankimuar masën e sigurisë pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj, nën dyshimet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

SPAK-u dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët në kuadër të çështjes së AKSHI-t, duke e pajisur atë me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rodri është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…