Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit – Limaj me takime në Ferizaj e Kaçanik
02 nëntor 2026
| 20:03
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur një cikël takimesh me strukturat e partisë, bashkëpunëtorë, aktivistë dhe qytetarë, me temën “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”.
Takimet e para Limaj i zhvilloi në Kaçanik dhe Ferizaj, ku diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.
Përmes një postimi, Limaj ka bërë të ditur se gjatë këtyre bashkëbisedimeve janë ngritur shqetësime të shumta, që lidhen me mbrojtjen e dinjitetit të luftës së UÇK-së, miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, gjendjen ekonomike, sigurinë dhe përkeqësimin e gjendjes sociale.



