LV dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale në Prishtinë

03 nëntor 2026 | 08:15

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të dorëzojë sot, në orën 10:00, materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dorëzimi është paralajmëruar të bëhet në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detajet se çfarë përmbajnë këto materiale, cilës çështje i referohen apo ndaj kujt kanë të bëjnë.

Pritet që pas dorëzimit të tyre, përfaqësuesit e Vetëvendosjes të japin më shumë detaje për përmbajtjen dhe arsyen e paraqitjes së këtyre materialeve në organin e ndjekjes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një operacion i gjerë policor me përmasa ndërkombëtare ka nisur…