Latifi pret komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin
03 nëntor 2026
| 11:56
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonelin Giuseppe De Blasi.
Përmes një postimi, Latifi ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për çështjet e sigurisë, forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve në shërbim të qytetarëve.
Ai ka thënë se e ka përgëzuar kolonelin De Blasi për detyrën e re, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Latifi ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me KFOR-in në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.



