Shiroka-Pula, Haxhiu, dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë me dije Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, ku ka theksuar rëndësinë e vaksinimit, veçanërisht me afrimin e sezonit të ftohtë, kur gripi përhapet më lehtë.
Ajo ka rikujtuar se pasojat e gripit mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut nga infektimi dhe komplikimet e mundshme.
Haxhiu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit është përgjegjësi e përbashkët.
Ajo gjithashtu ka falënderuar personelin shëndetësor për mikpritjen dhe punën e përditshme në shërbim të qytetarëve.



