Kosova, pjesë e dialogut evropian për gjithëpërfshirje dhe kohezion social
03 nëntor 2026
| 12:12
Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, gjatë qëndrimit në Gjermani po merr pjesë në Konferencën e Dialogut Schleswig-Holstein me Ballkanin Perëndimor, kushtuar forcimit të kohezionit social dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë.
Gjatë panelit, ministri Krasniqi prezantoi përvojën e Kosovës, avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e komuniteteve, si dhe sfidat në zbatimin konkret të këtyre të drejtave.
Në kuadër të konferencës, ministri zhvilloi edhe takime me përfaqësues politikë e institucionalë, ku diskutoi mundësitë për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim në avancimin e qeverisjes lokale dhe zhvillimit institucional në Kosovë



