Mungesa e deputetëve të VV-së pamundëson raportimin e Autoritetit të Konkurrencës në Komision

03 nëntor 2026 | 12:23

Raportimi i Autoritetit të Konkurrencës në Komisionin për Ekonomi është pamundësuar sërish, për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët përbëjnë shumicën në këtë komision.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, i cili ka thënë se në mbledhjen e sotme ishte paraparë të diskutohej për pretendimet lidhur me shkeljet e shumta ligjore në këtë institucion.

Përmes një postimi, Mustafa ka kritikuar pamundësimin e vazhdueshëm të trajtimit të kësaj çështjeje, duke vlerësuar se një gjë e tillë nuk i shërben transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Sipas tij, mosraportimi krijon mundësi që pretendimet për paligjshmëri të mbeten pa u trajtuar dhe shqetësimet për funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës të vazhdojnë pa përgjigje.

Mustafa ka thënë se, pavarësisht pengesave, do të vazhdojë të kërkojë që kjo çështje të trajtohet në Komision, duke theksuar rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, gjatë qëndrimit në Gjermani po…