E dhimbshme, 30-vjeçari jeton prej një muaji në aeroport, nuk mban mend as emrin e tij!

03 nëntor 2026 | 15:36

Një histori e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në Napoli të Italisë, ku një i ri rreth 30 vjeç jeton prej më shumë se një muaji në aeroportin Capodichino, pa dokumente, pa para dhe pa asnjë kujtim për identitetin e tij. I riu, i cili pretendon se është suedez, nuk arrin të kujtojë as emrin dhe as mënyrën se si ka përfunduar në aeroportin italian.

Sipas gazetës La Repubblica, ai është një person i rregullt në paraqitje, i sjellshëm dhe nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim. Çdo ditë qëndron në aeroport nga ora 03:30 e mëngjesit deri në orën 22:30, ndërsa gjatë natës kërkon strehim në ambientet përreth.

Historia e tij ngjan me filmin e famshëm “The Terminal”, ku personazhi i interpretuar nga Tom Hanks mbetet i bllokuar në një aeroport. Punonjësit e dyqaneve kanë nisur ta ndihmojnë, duke i ofruar ushqim, veshje të pastra dhe produkte higjienike.

Megjithatë, situata është ndërlikuar pasi aeroporti është mbyllur më 1 nëntor për rreth 30 ditë, për shkak të punimeve në pistë. Konsulli i nderit i Suedisë në Napoli, Pierluigi Petrone, është angazhuar për zbardhjen e misterit. “E takova dhe biseduam në anglisht. Më tha vetëm se është suedez dhe nuk kujton asgjë për identitetin e tij”, deklaroi ai.

Edhe policia kufitare ka kontaktuar ambasadën suedeze në Romë për identifikimin e të riut. “Kushdo që e njeh nga fotografitë, të na ndihmojë”, apeloi konsulli. Autoritetet shpresojnë të zbulojnë identitetin e tij dhe ta ndihmojnë të kthehet në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksident komunikacioni është raportuar pak çaste më parë në…