Valon Kryeziu kujton policin e ndjerë Altinin në ditëlindjen e tij: Emri dhe veprat e tua nuk do të shuhen kurrë

03 nëntor 2026 | 15:39

Ish-kryetari i degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziu, ka kujtuar policin e ndjerë Altin Kryeziun, në ditëlindjen e tij të 26-të, duke publikuar një dedikim emocional në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeziu ka shprehur mallin dhe krenarinë për Altinin, duke theksuar se ndonëse jeta e tij u ndërpre në moshën 25-vjeçare, emri dhe veprat e tij do të mbeten të paharruara.

“Sot, nuk numërojmë vitet, por kujtojmë me krenari jetën që jetove me respekt e dashuri, uniformën që nderove dhe gjurmët e pashlyeshme që le pas”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka theksuar se mungesa e Altinit ndihet shumë, por kujtimet dhe krenaria për njeriun që ishte do të mbeten gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë,…