Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton për parandalimin e ndërhyrjeve ruse

03 nëntor 2026 | 15:42

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), e cila mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë për të diskutuar për sfidat aktuale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në Evropë.

Në kuadër të kësaj konference, ministri Maqedonci u ftua si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temë “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe të Gjermanisë.

Gjatë diskutimit u trajtuan kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Aty u tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të kontribuuar vazhdimisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerët strategjikë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryetari i degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziu, ka…