Ekspozita “Kosova e Kadaresë” do të çelet më 6 nëntor në BKK

04 nëntor 2026 | 13:20

Të premten, më 6 nëntor, në orën 11:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, do të çelet ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Ekspozita paraqet lidhjen e veçantë të Kadaresë me Kosovën, përmes librave, shkrimeve dhe dokumenteve nga arkivi i tij personal.

Organizimin e kësaj ekspozite e kanë bërë: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar republikanët pas humbjeve në…