Referët pranojnë gabimin në penalltinë e Mbappes: Reali u favorizua

04 nëntor 2026 | 15:00

Komiteti Teknik i Referëve në Spanjë ka konfirmuar se Real Madridi përfitoi nga një vendim i gabuar në ndeshjen ndaj Racing Santanderit, kur gjyqtari José Luis Munuera Montero akordoi penallti pas kontaktit mes Kylian Mbappes dhe Matteo Pratit.

Në emisionin zyrtar të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), “Tiempo de Revisión”, është analizuar aksioni i minutës së 10-të, kur sulmuesi francez u rrëzua në zonë pas kontaktit me mbrojtësin kundërshtar, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas vlerësimit të gjyqtarëve, Prati e vendosi krahun përpara Mbappes, por pa ushtruar forcë. Për këtë arsye, ata konstatuan “mungesë të qartë të lidhjes shkak-pasojë”, duke vlerësuar se nuk kishte bazë për akordimin e penalltisë.

Gabimi nuk ishte vetëm i gjyqtarit kryesor, por edhe i VAR-it. Sipas Komitetit Teknik të Referëve (CTA), Luis Mario Milla është dashur ta ftonte Munuera Monteron për ta rishikuar aksionin në monitor dhe për ta korrigjuar vendimin.

Penalltinë e akorduar Mbappe e shndërroi në gol, duke i dhënë Real Madridit epërsinë në një ndeshje që përfundoi me fitoren 3:0 të skuadrës madrilene.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dhënë sot vendimin për…