Prishtina mposht Dritën dhe merr kreun e Superligës

04 nëntor 2026 | 15:03

Prishtina ka mposhtur Dritën me rezultat 2:1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në përballjen e zhvilluar të mërkurën në Gjilan, kryeqytetasit i kanë shkaktuar Dritës humbjen e parë pas një serie prej katër fitoresh radhazi.

Me këtë fitore, Prishtina ka marrë kreun e tabelës me 29 pikë, duke lënë pas Malishevën me 27 dhe Dritën, që renditet e treta me 23 pikë.

Blend Baftiu dhe Ardian Hasani kanë shënuar golat e fitores për Prishtinën, e cila para dhjetë ditësh ishte mposhtur 3:0 nga Drita në kuadër të xhiros së 11-të.

Baftiu ka kaluar Prishtinën në epërsi në minutën e shtatë, ndërsa Blerim Krasniqi ka barazuar për Dritën në minutën e 19-të. Golin e fitores për mysafirët e ka shënuar Hasani në minutën e 59-të.

Në xhiron e 13-të, që zhvillohet këtë fundjavë, Prishtina do të jetë mysafire e Vushtrrisë, ndërsa Drita do të përballet me Drenicën në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komiteti Teknik i Referëve në Spanjë ka konfirmuar se Real…