Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro
04 nëntor 2026
| 16:58
Alex Baena është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun evropian të transferimeve. Arsenali, Bayern Munichu, Newcastle, Tottenhami, Manchester City dhe Aston Villa po e përcjellin nga afër mesfushorin spanjoll, i cili po kalon një sezon të mirë te Atletico Madridi.
Megjithatë, klubi madrilen nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij. Atletico kërkon 80 milionë euro për kartonin e Baenas, i cili këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asistime në 14 paraqitje.
Me kontratë të vlefshme deri në vitin 2030, largimi i tij gjatë afatit kalimtar të janarit duket pak i mundshëm, përveç rastit kur Atletico pranon një ofertë jashtëzakonisht të lartë.



