AUV-i nis monitorimin e përhershëm të sektorit të qumështit, do të bëhen analiza çdo muaj

04 nëntor 2026 | 20:32

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të Qumështit, në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit.

Sipas AUV-së, programi parasheh kontrolle të rregullta dhe marrjen e mostrave në të gjitha hallkat e zinxhirit të qumështit, nga ushqimi për kafshë dhe prodhimi në ferma, deri te përpunimi, importi dhe shitja e produkteve.

Në kuadër të programit, çdo muaj do të realizohen analiza laboratorike për të kontrolluar përbërjen, cilësinë dhe sigurinë e qumështit dhe produkteve të tij, përfshirë praninë e aflatoksinave, mbetjeve të antibiotikëve, vajit të palmës, qumështit pluhur dhe baktereve të dëmshme.

Monitorimi do të përfshijë si produktet vendore, ashtu edhe ato të importuara.

AUV-ja ka bërë të ditur se në rastet kur konstatohen shkelje, do të ndërmerren masa ligjore, përfshirë ndalimin e tregtimit dhe tërheqjen e produkteve që nuk i përmbushin standardet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka theksuar…