Përparim Rama prezanton maketën e NOËL 2026, paralajmëron program disa-javor në Bogdani Polis

05 nëntor 2026 | 12:22

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar maketën e NOËL 2026, duke paralajmëruar organizimin e një programi disa-javor me aktivitete kulturore, muzikore dhe rinore në hapësirën e Bogdani Polis.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se në realizimin e kësaj ideje janë përfshirë edhe të rinj nga Prishtina që studiojnë në vende të ndryshme të botës.

Sipas tij, kjo nismë synon të sjellë më shumë aktivitete dhe hapësira për të rinjtë, ku ata mund të shprehin idetë e tyre dhe të krijojnë përvoja që bashkojnë komunitetet.

“Me lansimin e maketës së NOËL 2026, po i japim jetë një ideje të re për Kryeqytetin. Bashkë me të rinjtë tanë që studiojnë në vende të ndryshme të botës, po krijojmë një program disa-javor në Bogdani Polis, me muzikë, kulturë dhe aktivitete për rininë”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se vizioni i tij për Prishtinën është krijimi i më shumë hapësirave që u mundësojnë të rinjve t’i kthejnë idetë në përvoja konkrete, duke sjellë energji të re në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren,…