Mbi 6,500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë
05 nëntor 2026
| 16:26
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se mbi 6,500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.
Ai sot, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, vizituan QKMF-në për të parë nga afër punën dhe për t’i falënderuar mjekët e infermierët për kujdesin e përditshëm ndaj qytetarëve.



