Marrëveshje bashkëpunimi mes KGjK-së dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë

05 nëntor 2026 | 16:04

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon lehtësimin e qasjes së FDHK-së në dokumentacionin e rasteve gjyqësore që trajtohen në gjykatat e Kosovës.

Marrëveshja parasheh qasje në dokumentacionin e këtyre rasteve, nga faza e procedurës paraprake deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, në të tri shkallët e gjyqësorit.

Kjo përfshin rastet që kanë të bëjnë me gjykimet për veprat penale të krimeve të luftës, si dhe veprat penale me prapavijë politike dhe etnike, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me përjashtim të rasteve të veçanta hetimore gjatë procedurës paraprake.

KGJK-ja dhe FDHK-ja shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka…