Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit, vlera rreth 27 mijë euro

05 nëntor 2026 | 15:59

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 27 mijë eurosh gjatë kontrollit të disa kamionëve të ngarkuar me automjete në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, kamionët ishin paraqitur për kontroll doganor dhe për ta ishte dorëzuar paraprakisht dokumentacioni për procedurën e zhdoganimit.

Mirëpo, gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit të dokumentacionit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se një pjesë e mallit nuk ishte përfshirë në deklaratat doganore.

Bëhet fjalë për sistemin e shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve, i cili nuk ishte deklaruar, ndonëse pesha e përgjithshme e ngarkesës përputhej me atë të paraqitur në dokumentacion.

Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, është vlerësuar në rreth 27 mijë euro.

Dogana ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi, në bazë të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave.

Në fund, Dogana e Kosovës ka rikujtuar se deklarimi i saktë dhe i plotë i të gjitha mallrave është obligim ligjor dhe se çdo mospërputhje ndërmjet dokumentacionit dhe gjendjes faktike i nënshtrohet verifikimit nga autoritetet doganore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,…