Deschamps refuzon mundësinë për t’u bërë trajner i Manchester Unitedit
05 nëntor 2026
| 16:55
Didier Deschamps është kontaktuar nga Manchester Unitedi për mundësinë që të marrë drejtimin e skuadrës si trajner i përhershëm.
Megjithatë, përzgjedhësi i Francës nuk është i interesuar për këtë mundësi, të paktën jo në rrethanat aktuale.
Sipas gazetarit Santi J. FM, Deschamps nuk është i bindur nga situata në klubin anglez, ku ka përplasje mes drejtuesve dhe tifozëve. Ndërkohë, Manchester Unitedi po përballet edhe me kritika për punën e bërë në afatet kalimtare të transferimeve.
Kështu, pavarësisht kontaktit nga “Djajtë e Kuq”, Deschamps nuk e sheh si mundësi të përshtatshme marrjen e drejtimit të skuadrës.



